Iu prenë ëndrrat në mes, kjo është vajza që u shua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë

schedule12:22 - 11 Korrik, 2021

schedule 12:22 - 11 Korrik, 2021

Danjela Gjoka 19-vjeçe u shua sot në Itali si pasojë e plagëve të rënda që pësoi nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë në datë 4 Korrik.

Gazetari i “ABC” Simon Shkreli ka siguruar foton e 19-vjeçares së cilës iu prenë ëndrrat në mes nga shpërthimi tragjik, ndërsa nëna e saj me vëllanë dhe motrën ndodhen në gjendje të rëndë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik. Hoteli 3 katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit nga një bombol kampingu 3-5 kg.

Danjela Gjoka

Fatmirësisht në hotel nuk kishte turistë në momentin që ndodhi shpërthimi.

Nëna e Alketa Gjokës tregoi për “ABC” se vajza e saj ishte duke bërë kafen, por kur ka ndezur shkrepësen flaka është përhapur deri në shtratin e fëmijëve.

Të plagosurit fillimisht u dërguan në Tiranë, por duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore si pasojë e shkallës së lartë të djegies u dërguan në Itali, por Danjela Gjoka ndërroi jetë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!