Iu gjetën rreth 13 mijë euro të padeklaruara në çantë, procedohet 50-vjeçari në pikën Kufitare të Morinës

schedule12:56 - 5 Korrik, 2024

schedule 12:56 - 5 Korrik, 2024

Një 50-vjeçar është kapur në Pikën Kufitare të Morinës, teksa ka tentuar të kalojë rreth 13 mijë euro të padeklaruara. Ai kishte si synim t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar dhe si pasojë po procedohet penalisht.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  50 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!