Një 36-vjeçar me iniciale Dh. N. është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacioneve te marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë”, bën me dije policia. /Abcnews.al