Iu gjetën 14.400 euro dhe 1,165 000 lekë të padeklaruara në automjet, nisin hetimet për 49-vjeçarin

schedule12:03 - 21 Gusht, 2022

schedule 12:03 - 21 Gusht, 2022

Policia në Kakavijë ka vënë në pranga një 57-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 49-vjeçar për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar Thoma Konomi, 57-vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Konomi, më 20 gusht është futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë.

57-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar motomjetin tip “Kaëasaki”, është konstatuar nga punonjësit e Policisë Kufitare, të cilët i kanë komunikuar se do të shoqërohej për veprime të mëtejshme procedurale. Ai ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe është larguar me shpejtësi me motomjet duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, njëri prej të cilëve ka marrë dëmtime të lehta.

Po ashtu, bëhet e ditur se bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në këtë pikë kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Fiat”, me drejtues Besnik Zikën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Zikës, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 49-vjeçarin, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!