Iu gjetën 115 fishekë luftarak dhe 1 armë gjahu në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin

schedule15:23 - 19 Shkurt, 2025

schedule 15:23 - 19 Shkurt, 2025

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit. Kjo pasi në banesën e tij në fshatin Shpërdhet, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!