Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër për kultivim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Eneo Haxhiaj, 27 vjeç, banues në Patos.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet masive të territorit nga shërbimet e Policisë, për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga toka dhe monitorimi nga ajri me dronë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte lëndë narkotike në banesë, është organizuar puna për kapjen e tij.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.v/abcnews.al