Projekti i Princ Philip për të ndërtuar Land Rover-in e tij të personalizuar që do ta përcjellë edhe në banesën e fundit, zgjati 16 vite. Duka i Edinburgut madje kërkoi që automjeti të rilyhej me ngjyrë jeshile ushtarake, si dhe projektoi pjesën e pasme të sipërme të hapur e pjesët që duheshin për ta mbajtur arkivolin e tij të fiksuar.
Dhe, tashmë Land Rover Defender TD5 130 i personalizuar është zbuluar për herë të parë, dy ditë para lamtumirës së tij të fundit në Kishëzën e Shën Gjergjit.
Duka, i cili mbylli sytë në moshën 99-vjeçare të premten që shkoi i bëri rregullimet përfundimtare në 2019, vit kur ai mbushi 98 vjeç. Princi e nisi fillimisht projektin e tij afatgjatë në bashkëpunim me Land Rover në 2003, vit kur ai mbushi 82 vjeç.
Automjeti, me rrotat e tij të rënda dhe strukturën këndore, qëndron si një vitrinë për natyrën praktike të dukës dhe pasionin e tij për dizajnin funksional dhe inxhinierinë. sb/abcnews.al/