Sot është zhvilluar seanca ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt. Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe prokurori Arjan Ndoja.
“Arsyet se pse me kanë qëlluar e dinë këta. Objektivi kam qenë unë dhe këtë tregojnë edhe pamjet e makinës”
“Nuk kam pasur asnjë shqetësim para se të ndodhte ngjarja vetëm deklarimet e bëra nga kryeministri e zv.kryeministri”
Sipas Ndojes plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer e kjo e tregues se ai ka qenë shënjestra e atentatit.
Këto foto i deklaroi edhe në gjykatë. Makina është qëlluar nga pas dhe anash. Kjo vërtetohet edhe nga pamjet.
Më 1 nëntor të vitit 2019 në aksin Tiranë-Durrës, mjeti që po lëvizte Ndoja u qëllua me breshëri plumbash. Prokurori Ndoja ndodhej në makinë me Landi Muharremin, me precedent penal dhe me Andi Malokun, shoferin e tij. Nga atentati humbi jetën në spital shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, 30 vjeç./abcnews.al/