Nataliya Luhovska, një grua ukrainase që iu bashkua regjimentit të Azov pasi djali i saj u vra në vijën e frontit, ka vdekur brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
Në një intervistë, nëna e Nataliya, Paraskeviya, tha se ajo iu lut vajzës së saj të largohej nga Azovstal, por ajo refuzoi dy oferta për t’u dorëzuar.
“Ajo shkoi deri në fund”, tha nëna e saj.
“Dua që njerëz si Putini të mos ekzistojnë në tokë… Çfarë mund të them, të varfra janë ato nëna që rritën djem që tani po vrasin njerëz të pafajshëm.”
Kur CNN arriti Nataliyan përmes Telegramit të hënën, ajo shkroi “morali është i lartë” dhe “prisni që të kthehemi me fitoren”.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua edhe nga regjimenti i Azov dhe kryebashkiaku i qytetit.
Familja e saj tha se ajo vdiq pas një sulmi ajror në moshën 51-vjeçare.
CNN fillimisht mësoi për historinë e familjes gjatë xhirimeve në qytetin e tyre të lindjes, Chernovohrad, rreth një orë në veri të Lviv.
Kur u pyet për gradën e saj brenda regjimentit, Nataliya tha se ishte një rreshtere e vogël dhe se fillimisht kishte një rol si psikologe ushtarake, por më pas kishte “përgjegjësi të reja shtesë” që nuk mund t’i zbulonte.
Sipas familjes, dhëndri i Nataliya gjithashtu vdiq gjatë luftimeve në Mariupol më 21 prill./abcnews.al/