Iu arrestua vëllai për drogë, PD Pukë kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

schedule18:26 - 22 Maj, 2020

schedule 18:26 - 22 Maj, 2020

Dega e Partisë Demokratike në Pukë i kërkon Fran Tucit, kryebashkiakut të Fushë- Arrëzit të japë dorëheqjen pasi i vëllai Albert Tuci  iu arrestua dy ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh kundër kultivimit të drogës në vend.

PD thotë se dorëheqja e tij është një domosdoshmëri që komunitetit të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

“Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në mendja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emrin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.

Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”, deklaron PD Pukë./abcnews.al

https://www.facebook.com/107786900721790/posts/160557832111363/?d=n