Iu afrua për ta ushqyer, momenti kur amerikani sulmohet nga krokodili

schedule17:58 - 29 Korrik, 2023

schedule 17:58 - 29 Korrik, 2023

Një burrë nga Kolorado ka shpëtuar për mrekulli nga nofullat e një krokodili gati 4 metra pasi i rrëshqiti këmba kur iu afrua për ta ushqyer me një gjeldeti të madh.

Mediat e huaja kanë publikuat pamjet dramatike që janë filmuar nga vizitorët në fermën Colorado Gator. Burri i njohur me emrin Chad iu afrua krokodilit për ta ushqyer, por në momentin që i dorëzoi gjeldetin, atij i rrëshqiti këmba.

Në ato çaste, krokodili mori hov të kafshonte më pas edhe atë. Krokodili po priste me durim njeriun që erdhi për ta ushqyer, por qëllimi i tij si duket nuk kishte qenë vetëm te gjeldeti, por edhe tek vetë njeriu që do ta ushqente.

Derisa kapi gjeldetin me nofullat e tij, krokodili shfrytëzoi rastin menjëherë për t’iu vërsulur burrit, ky i fundit u rrëzua, por megjithatë shpëtoi. Në ato momente erdhi një punëtor tjetër edhe e qetësoi bishën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!