Italiano: Pikë e merituar, mund të kishim shënuar më shumë

schedule22:30 - 19 Mars, 2022

schedule 22:30 - 19 Mars, 2022

Fiorentina arriti të dilte me një pikë nga përballja me Interin, në sfidën e javës së 30-të të Seria A, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Pas ndeshjes për “DAZN” foli trajneri i skuadrës “vjollcë”, Vincenzo Italiano, i cili theksoi se ishte e merituar një pikë, ndërsa mendon se skuadra e tij duhet të shënonte më shumë se një gol në këtë takim.

“Patëm disa raste, mund të kishim shënuar më shumë. Megjithatë, ne dolëm me kokën lart nga “San Siro” dhe duhet t’i urojmë djemtë.

Torreira? Një luftëtar, një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Jam i lumtur për golin e tij, të jesh mesfushor të vraposh kaq shumë dhe të shënosh një gol nuk është e lehtë.

Duhet të përmirësohemi me raste sepse edhe sot mund të kishim shënuar më shumë gola, edhe sot Fiorentina kishte guxim. Me kalimin e kohës, mendoj se djemtë do të zhbllokohen. Për 70 minuta ishte një Fiorentina e madhe. Pika është e merituar e gjitha.

Kastrovilli?Është në rritje, mendoj se mund të japë edhe më shumë. Jam shumë i kënaqur me rrugën e tij, të mos harrojmë edhe dëmtimet”, do të përfundonte tekniku i Fiorentinës. /f.a/abcnews.al