Italiani “më i mirë” në Serie A, “zikaltërit” vihen pas “yllit” të Monza-s

schedule15:36 - 14 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 14 Nëntor, 2023

Mund të thuhet me plot gojë se është një nga surprizat e Serie A këtë sezon. Bëhet fjalë për “fantazistin” e Monza, Andrea Colpani, i cili deri më tani ka tundur plot 6 herë rrjetën e kundërshtarëve, si dhe ka dhuruar 1 asistim, më shumë se kushdo lojtar italian në elitën e futbollit italian.

Falë këtyre performancave, 24-vjeçari ka rënë në “radarët” e “zikaltërve” të Inter, me drejtuesit e nënkampionëve të Evropës, Marotta e Ausiolio, që duket se do ta sjellën “sallaksin”, në “Giussepe Meazza” sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, Ausilio po nxiton të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke i ofruar Monza-s 20 milionë euro dhe huazimin e një apo dy të rinjve të talentuar, me shpresën që të kompletojë transferimin që në janar dhe më pas të lërë mesfushorin në huazim, po te Monza deri në fundin e sezonit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!