Italianët “të çmendur” pas Asllanit, të gjithë lavdërojnë talentin shqiptar për golin ndaj Romës

schedule14:06 - 30 Tetor, 2023

schedule 14:06 - 30 Tetor, 2023

Mbrëmjen e djeshme, Inter fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës. Golin e ndeshjes e shënoi Marcus Thuram, por “arkitekti” i aksionit të golit ishte pikërisht talenti shqiptar, Kristjan Asllani. Djaloshi nga Elbasani dërgoi një top perfekt, të jashtëzakonshëm në drejtim të Dimarco, ku më pas ky i fundit asistoi për francezin.

Inter ka postuar në Facebook momentin e golit dhe të gjithë komentet brenda në video janë nga tifozët italianë të cilët lavdërojnë pamasë Asllanin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!