Italianët shpikin byzylykun që tingëllon nëse nuk respektoni distancën fizike në plazh apo shkollë

schedule05:45 - 10 Maj, 2020

schedule 05:45 - 10 Maj, 2020

Një zgjidhje për sezonin veror që të ruhet distanca mes pushuesve, mund të jetë një byzylyk.

Siç shkruan gazeta italiane La Republica, byzylyku është zhvilluar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë (Iit) dhe lëshon një alarm nëse shkelet rregulli për distancën.

Byzylyk hi-tech mund të jetë i dobishëm gjithashtu për rifillimin e vitit shkollor në të gjitha shkollat dhe universitetet në të gjithë Italinë.

Byzylyku ​​’i zgjuar’ është zhvilluar nga IIT i cili tani është duke kërkuar partnerë industrialë për prodhim në shkallë të gjerë. Byzylyku gjithashtu ka sensorë për regjistrimin e temperaturës së trupit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!