Në orën 18:45 do të nisin 2 nga 8 përballjet e fundit, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku në “Diego Armando Maradona”, “blutë” e Napoli do të presin gjermanët e Union Berlin, ndërsa në “Reale Arena”, baskët” e Real Sociedad do të përballen me “shqiponjat” e Benfica.
Kampionët e Serie A, me në krye tekniku Rudy Garcia do të kërkojnë mbrëmjen e kësaj të marte sigurimin e kualifikimit, në grupin C për në fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League, me “strategun” francez që ka hedhur në fushë “më të mirët”, ndaj gjermanëve të “çoroditur” të cilët deri më tani numërojnë plot 12 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet.
Në krahun tjetër, ashtu si Napoli dhe “baskët” e Real Sociedad do të kërkojnë kualifikimin në grupin D, teksa përballë do të kenë “shqiponjat” e Benfica, të cilët përveçëse nuk kanë arritur të sigurojnë pikën e parë të këtij edicioni, nuk kanë arritur të shënojnë qoftë edhe një gol deri më tani, teksa kujtojmë se sezonin e shkuar arritën të dilnin të parët e grupit, teksa kundër kishin “gjigantë” të futbollit evropian, si Juventus e Paris Saint-Germain. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Napoli – Union Berlin
Real Sociedad – Benfica