“Italianët e kërkuan, vetëm provokonin Suarez! Shënuam falë… Chiellinit”

schedule17:37 - 25 Prill, 2020

schedule 17:37 - 25 Prill, 2020

Të gjithë e mbajnë mend veprimin e Luis Suarez ndaj Giorgo Chiellinit. Luhej Botërori i Brazilit 2014, Uruguaj dhe Italia zhvillonin një ndeshje të fortë mes tyre, teksa latinët kualifikoheshin vetëm me fitore, në ndryshim nga skuadra e Prandellit që luante për dy rezultate. “El Pistolero” kishte arritur një akord me Barcelonën dhe do të transferohej në “Camp Nou” atë verë.

Ngacmimet me mbrojtjen italian nisën herët. Këta të fundit janë mjeshtra për të acaruar kundërshtarin dhe ia dolën. “Lojtarët e Italisë e kërkuan vetë. Gjatë gjithë ndeshjes po e përsekutonin Luis Suarez. U futa në dhomën e tyre të zhveshjes me Thiago Mottën, të cilin e kisha shok skuadre te PSG, dhe nuk u përmbajta për faktin që po e provokonin gjatë gjithë kohës”, nis rrëfimin e tij për Tyc Sports, Diego Lugano.

 

Chiellini duke u ankuar te arbitri kryesor

Suarez nuk duroi më dhe gjatë fundit të ndeshjes kafshoi Chiellinin. Ishte i fiksuar atë periudhë pas këtij gjesti, pasi e kishte kryer edhe ndaj Ivanovic në një Liverpool-Chelsea. “Për 10 minuta do të mbyllej ndeshja, duhet të fitonim dhe Suarez kreu atë veprim ndaj Chiellinit. Mund të jetë një koincidencë, por Chiellini humbi markimin me Godin në kornen pasardhëse dhe ai gol na kualifikoi”, kujton Lugano.

Djemtë e Tabarez ia dolën të siguronin fitoren e madhe, edhe pse gjendeshin në inferioritet numerik pas daljes me të kuqe të bomberit të tyre. Më e keqja nuk kishte ardhur akoma dhe dënimi do të ishte i rëndë. Sulmuesi i njohur nuk do të luante në 9 ndeshjet e ardhshme me kombëtaren e tij dhe nuk mund të zbriste në fushë për 4 muaj me skuadrën.

 

Suarez dhe Chiellini

Luis ka kryer dënimin më të madh në historinë e futbollit. Nuk mund të ishte pjesë e kombëtares në dy vitet më të mira të karrierës së tij. Ai kaloi katër muaj pa mundur të futej në dhomat e zhveshjes, nuk mund të stërvitej në asnjë cep të botës. Çfarë zemërimi! Atë ditë humbëm Kupën e Botës. Tërbimi dhe pafuqia për të bërë diçka në momentin që Luis doli jashtë hotelit i shoqëruar nga policia braziliane, ishte shumë i madh”, përfundon Lugano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!