Italia vendos marrëdhënie ushtarake me Japoninë

schedule14:49 - 3 Korrik, 2024

schedule 14:49 - 3 Korrik, 2024

Aeroplanmbajtësja italiane Cavour do të qendrojë në muajin gusht në portet e Japonisë, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake me njësitë e forcave japoneze të mbrojtjes, duke e bërë kështu Italinë kombin e fundit Europian që vendos marrëdhënie politike dhe ushtarake me Tokion.

Dërgimi i aeroplanmbajtësit 27100 tonësh të marinës italiane u bë i ditur këtë javë në Romë nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Ai konfirmoi po ashtu se ngarkesa e deri 10 avionëve luftarakë F-35B do të jetë pjesë e përpjekjeve “për të siguruar stabilitetin në Paqësorin Indian”, raportoi Kyodo News.

Trupa të forcave ajrore gjermane, franceze dhe spanjolle janë planifikuar po ashtu të marrin pjesë në manovrat shumëkombëshe të Japonisë në muajin korrik.

Bashkim interesash

Bashkëpunimi i ngushtë midis Romës dhe Tokios duket të jetë forcuar gjatë takimit të liderëve të G7 në Pulja, Italinë jugore, takim i mirëpritur nga kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni në mes të muajit qershor.

Në aktivitetet anësore të samitit Meloni, thuhet të ketë pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin japonez Fumio Kishida, gjatë të cilit udhëheqësi japonez ka shprehur nevojën për bashkëpunimin shumëkombësh, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Paqësorit Indian.

“Italia dhe Japonia duket se edhe kohët e fundit kanë pasur pikëpamje diplomatike dhe interesa strategjike të ndryshme, ku Italia është më shumë e fokusuar në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore,” thotë Marco Zappa, një asistent-profesor për studimet japoneze në Univesitetin Ca’ Foscari të Venecias.

Por tani ne jemi duke parë këtë bashkim interesash, pasi dy vitet e fundit marrëdhëniet midis Italisë dhe Kinës janë ftohur, i tha ai Deutsche Welles.

Italia është ekonomia e vetme e madhe e Perëndimit që ka nënshkruar projektin e Pekinit, „Nisma Brez dhe Rrugë.” Por qeveria e Melonit bëri të ditur në muajin dhjetor se është duke dalë nga projekti, gjë që me siguri ka zemëruar Kinën.

Zappa thotë, se “nuk ndodh papritur” që në muajt pas marrjes së këtij vendimi, Italia ka treguar afrim më të madh me SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Japonia, po ashtu, është duke bashkëpunuar më shumë me NATO-n.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka detyruar Tokion të bëjë përpjekje më të mëdha për të bindur kombet europiane për bashkëpunim, si dhe për të vënë në jetë detyrat që i ka vënë vetes për të ndihmuar një komb tjetër që ndodhet në luftë.

Ky “qëndrim simbolik do të kthethet në qëndrim të zakonshëm në këtë vizitë dhe trajnim të përbashkët,” thotë Zappa.

Shmangje e Kinës antagoniste

Tani ai nuk mendon se Roma do të rrezikojë të kundërshtojë Kinën gjatë këtij qëndrimi të Cavourit në rajon. Aeroplanmbajtësja do të qëndrojë në territoret e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore, pjesa më e madhe e cilave është pushtuar nga Pekini dhe mbrohet prej tij.

Ka shumë pak mundësi që aeroplanmbajtësja të bëjë ndonjë lloj kalimi shumë provokativ të Ngushticës së Tajvanit.

Jeff Kingston, drejtor i studimeve për Azinë në korpusin Tokio të Universitetit Temple, thotë se dërgimi i një anijeje të vetme luftarake është më shumë simbolik, por shton se Kishida do të ishte i lumtur me krijimin e marrëdhënieve më të thella dhe më të gjera të sigurisë me Japoninë.

“Kishida ka qenë shumë i angazhuar me Europën dhe NATO-n dhe është po synon të tregojë se Japonia është duke bërë të pamundurën për të mbështetur Ukrainën, kështu që kombet europiane do të demostrojnë reciprokisht të njëjtën mbështetje për ngjarjet në krizën e Tajvanit,” i tha ai Deutsche Welles.

Një element kyç për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për Japoninë është zhvillimi i përbashkët i sistemeve të armëve, në vend të blerjeve të mëdha të pajisjeve amerikane, siç është bërë më parë.

Japonia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e brezit të ardhshëm të avionëve luftarakë, një partneritet për të cilin ministri japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara tha pas nënshkrimit të marrëveshjes më 14 dhjetor, “se do të bëjë bashkë teknologjitë më të mira të Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë për të forcuar mbrojtjen në përballjen me çështjet më sfiduese dhe më komplekse të sigurisë, që prej Luftës së Dytë Botërore.”

Momenti kthesës në sigurimin e armëve

Zappa e quan këtë projekt si “moment të madh kthese në historinë e Japonisë për sigurimin e armëve” dhe njëhohësisht mundësi të madhe për sektorin italian të mbrojtjes për të ekspanduar dhe për tu futur në tregjet e reja.

Në politikën e brendshme, shton ai, vendosja e marrëdhënieve me Japoninë nuk ka shkaktuar shqetësime.

“Nuk ka ndonjë diskutim politik apo publik në lidhje me marrëdhëniet me Japoninë, por imazhi i Japonisë ndër italianët është se Japonia është vend i bukur dhe aleat i mirë në marrëdhëniet globale,” thotë ai.

Për Japoninë, nënvizon eksperti, përmirësimi i marrëdhënieve me një vend europian si Italia mund të ndihmojë në uljen e varësisë nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se Japonia do të përgatitet për një periudhë të dytë presidence të mundshme të Donald Trumpit. Kjo mund të sillte katër vjet të tjera paqartësie dhe Tokio është duke i dalë përpara kësaj, me anë të këtij partneritet të ri.”/dw

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!