Italia U21 pret UEFA-n, kërkon të aktivizojë yjet që kaluan Covid-in

schedule14:58 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:58 - 12 Tetor, 2020

Italia U21 është goditur nga koronavirusi dhe situata para sfidës ndaj Irlandës është shumë e keqe. Bastoni, Carnesecchi, Gabbia, Plizzari, Russo, Bellanova dhe Marchizza janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nesër luhet një takim shumë i rëndësishëm për kualifikimin në Euro 2021.

Të kaltrit e Paolo Nicolato presin kryesuesit e grupit 1 në Pisa, takim që nis prej orës 17:00. Fitorja është alternativa e vetme, por arritja e saj është vështirësuar shumë. FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka vendosur që në fushë të zbresin lojtarët e Italisë U20 për takimin ndaj rivalëve ishullorë.

Ndërkohë Federata i ka kërkuar UEFA-s të lejojë aktivizimin e lojtarëve si Sandro Tonali, Patrick Cutrone, Samuel Ricci dhe Riccardo Sottil me ekipin U20. Të katër lojtarët kanë qenë të infektuar më parë me Covid-19 sipas njoftimit të FIGC, mes tyre edhe mesfushori i talentuar i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!