Italia këtë të hënë i ka dhënë fund përdorimit të maskave në ambiente të hapura. Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se vendimi për mos mbajtjen e maskës në ambiente të hapura nuk është i detyrueshëm vetëm në raste se nuk ka shumë grumbullime dhe respektohet distanca fizike.
Ndër të tjera bëhet me dijes e nëse në një rajon do të vihet re një rritje e rasteve të reja me Covid atëherë do të rikthehet dhe përdorimi i maskës.
Ndërkohë maska do të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura në dyqane, në qendra tregtare, në baret dhe restorantet, në muzetë dhe kinematë.
Gjithashtu e detyrueshme maska ngelet dhe në përdorimin e transportit publik./abcnews.al