Janë mbyllur sfidat kualifikuese të Euro 2020, të programuara për sot. Golat kanë qenë të shumtë dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Italia ka shkatërruar me rezultatin 9-1 ekipin e Armenisë. Zaniolo dhe Immobile shënuan nga dy gola, ndërsa listës së golashënuesve iu bashkuan edhe Barrella, Romagnoli, Jorginho, Orsolini dhe Chiesa.
Zvicra shkatërroi Gjibraltarin me rezultatin 1-6. Itten shënoi dopieta, ndërsa Vargas, Faanscht, Benito dhe Granit Xhaka shënuan nga një gol. Greqia ka fituar me përmbysje 2-1 kundër Finlandës, ndërsa Irlanda nuk ia ka dalë të kualifikohet në Euro 2020, duke marrë vetëm një pikë pas barazimit 1-1 kundër Danimarkës.
Bosnje-Hercegovina ka shkatërruar me rezultatin e pastër 0-3 ekipin e Lihtenshtejnit, ndërsa Spanja i shënoi 5 gola kombëtares së Rumanisë. Norvegjia nuk e pati shumë të thjeshtë përballë Maltës, duke triumfuar vetëm me rezultatin e ngushtë, 1-2. Suedia fitoi pastër 3-0 kundër Ishujve Faroe./abcnews.al