Italia shënon mbi 3 mijë raste me Covid dhe 166 viktima në 24 orë

schedule17:42 - 25 Maj, 2021

schedule 17:42 - 25 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 3, 224 raste të reja me koronavirus nga 252, 646 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 166 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë në kujdesin intensiv janë shtruar 1, 323 pacientë me Covid.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 11, 348 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!