Italia regjistron 88 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19

schedule17:58 - 10 Qershor, 2021

schedule 17:58 - 10 Qershor, 2021

Italia ka shënuar 88 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 205, 335 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 2, 079 raste.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 126, 855 humbje jete.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 7, 616 persona. Sakaq brenda 24 orëve në Itali janë aplikuar 570, 805 doza të vaksinës kundër koronavirusit./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!