Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 12,694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë

schedule18:53 - 18 Prill, 2021

schedule 18:53 - 18 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 12,694 raste të reja me koronavirus nga 230,116 teste të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetit në vend bëri të ditur se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin 251 qytetarë, krahasuar 310 një ditë më parë.

Është shënuar një rënie në numrin e të shtruarve në spitale, sot 452 më pak si dhe shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv, sot 29 pacientë më pak. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 5.5%.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve për sot ishte13,134.



Në total që nga fillimi i pandemisë, Italia numëron 3,87 milionë të infektuar, 116,927 viktima dhe 3,2 milionë të shëruar. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!