Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Ukrainën

schedule10:36 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:36 - 22 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajiani, duke folur këtë mëngjes para anëtarëve të komiteteve të punëve të jashtme të Dhomës dhe Senatit në Romë, tha se “ekziston një vullnet për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me Ukrainën, e cila do të merret me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Tajani shtoi se nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme, sa në këtë fazë, që të mund t’i siguronim kujtdo që sulmohet me mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten.

Kreu i diplomacisë italiane nënvizoi gjithashtu se marrëveshja, e cila është në fazën fillestare, i referohet qartë pavarësisë territoriale të Ukrainës dhe dënon pushtimin rus dhe se do t’i ofrojë një formë më të strukturuar mbështetjes së Kievit për pjesë e Italisë.

Antonio Tajani tha se kjo marrëveshje e veçantë pritet të nënshkruhet brenda ditëve në vijim nga kryeministrja Giorgia Meloni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!