Italia planifikon rikonstrukturimin e Koloseut 2 mijë vjeçar

schedule15:50 - 3 Maj, 2021

schedule 15:50 - 3 Maj, 2021

Qeveria italiane ka miratuar një plan për të rikonstrukturuar Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke iu dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku luftuan gladiatorët dikur. Autoritetet vendase njoftuan projektin për të ndërtuar dyshemenë prej druri e cila pritet të përfundojë në vitin 2023.

Njerëzit vizitojnë Koloseumin antik të Romës

Aktualisht, monumenti 2 mijë vjeçar nuk ka një dysheme, pasi u hoq nga arkeologët gjatë shekullit 19, duke ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët para se të fillonin ndeshjet. Pjesa e dyshemesë do të përbëhet nga pllaka druri të fiksuara në një rrjet shinash, të cilat rrotullohen 90 gradë.

Një përshtypje e artistëve për një dysheme të arenës së anulueshme. Dyshemeja e amfiteatrit romak u hoq në fund të viteve 1800 kur arkeologët filluan të gërmojnë nivelet nëntokësore të strukturës

Kjo lejon dritën natyrore dhe ajrin në dhomat nëntokësore. Ministria e kulturës e Italisë tha se dyshemeja e re do të ishte plotësisht e kthyeshme, nëse bëhet fjalë për plane të tjera në të ardhmen. Koloseu ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake./abcnews.al