Italia planifikon paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën

schedule15:05 - 3 Maj, 2024

schedule 15:05 - 3 Maj, 2024

Italia po planifikon të shpallë një paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën. Bëhet e ditur se pjesë e paketës do të jetë sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Por, njoftimi zyrtar do të bëhet muajin e ardhshëm në Samitin e G7 në Pulia të Italisë nga kryeministrja Giorgia Meloni, shkruan skynews.

Siç raportohet, përveç me sistemin e mbrojtjes ajrore, Italia do ta furnizojë Ukrainën edhe me sistemet e raketave anti-ajrore Stinger dhe raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow”.

Kjo do të jetë paketa e nëntë e Italisë me ndihma ushtarake dërguar Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka kërkuar aleatëve sisteme të mbrojtjes të nivelit të lartë për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve ajrore ruse.

Madje, Zelensky ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s shtatë sisteme të cilat do ta përforconin krahun lindor të Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!