Italia piketon formacionin, Spalletti ndan mendjen për rreshtimin e “Të Kaltërve”

schedule13:29 - 13 Qershor, 2024

schedule 13:29 - 13 Qershor, 2024

Nuk janë në formën më të mirë, por gjithsesi janë të frikshëm. Njëmbëdhjetë lojtarë që veshin fanelën e Italisë nuk mund të nënvleftësohen kurrë, aq më tepër kur flitet për ekipin kampion të Evropës në fuqi, dhe trajneri i tij, Luciano Spalletti, besohet se ka krijuar një ide të qartë sesi do të luajë ndaj Shqipërisë.

“Të Kaltërit” mendohet se do të kenë një skemë 3-4-1-2, me mbrojtjen me tre futbollistë, me katër në qendër, me dy sulmuesit dhe një lojtar pas tyre, teksa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sporti”, Spalletti pritet të vendosë në mbrojtje treshen Buongiorno-Bastoni-Mancini, por ky i fundit mund të zëvendësohet edhe nga Calafiori apo Darmian.

Në mesfushë, shanset më të mëdha i kanë Di Lorenzo, Cristante, Jorginho e Dimarco, mirëpo tekniku italian dëshiron të aktivizojë edhe lojtarë, si Cambiaso, Barella, Fagioli e Frattesi, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Scamacca e pas tij, dyshja Chiesa-Pellegrini. Megjithatë kampionët e Evropës kanë shqetësime sepse Barella është me probleme fizike, ashtu si edhe Fagioli, dhe Frattesi u la jashtë ndeshjes përgatitore në grup për të mos krijuar ndonjë problem të ri. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!