Italia njofton fluturimet e para “Covid free” mes Europës dhe SHBA-së

schedule08:48 - 27 Nëntor, 2020

schedule 08:48 - 27 Nëntor, 2020

Italia do të nisë fluturimet e para ajrore “Covid-free” mes Europës dhe SHBA-së për pasagjerët, testi i të të cilëve  është negativ, duke hequr karantinën e detyrueshme.

Aeroporti i Romës (ADR), menaxher i aeroportit të Rome Fiumicino, njoftoi një marrëveshje mes kompanive ajrore italiane “Alitalia” dhe amerikane “Delta Air Lines” për fluturime të veçanta mes disa qyteteve amerikano-veriore dhe kryeqytetit italian duke nisur nga dhjetori.

Korridore ajrore të ngjashme do të testohen gjithashtu mes Romës dhe qyteteve gjermane të Mynihut dhe Frankfurtit, sipas të njëjtit burim.
Kjo iniciativë u ndërmor pas fillimit, në shtator, të fluturimeve të brendshme Covid-free mes Romës dhe kryeqytetit financiar italian të Milanos.

“Protokollet e reja të udhëtimit, të planifikuara mbi një bazë eksperimentale në fluturimet nga SHBA-ja drejt Fiumicinos, do t’u ofrohen gradualisht udhëtarëve nga dhjetori”, sipas njoftimit për shtyp.

“Faza eksperimentale do të synojë të vlerësojë efikasitetin dhe funksionalitetin e mënyrës së re të udhëtimit, me synimin për ta bërë atë më të disponueshëm për sezonin e verës 2021”, theksoi ADR./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!