Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia në krye të Formula 1/ Kimi Antoneli fiton edhe në Çmimin e Madh të Japonisë

schedule14:49 - 29 Mars, 2026

schedule 14:49 - 29 Mars, 2026

Nisja ishte një katastrofë. Pa problem, kur je në timonin e një makine Mercedes, dhe e ke emrin Kimi Antoneli.

Një adoleshent I ri italian, vetëm 19-vjeçar, është bërë heroi I momentit në Formula 1 dhe arriti një triumf të madh e të merituar në Çmimin e Madh të Japonisë.

Në pistën e Suzukës, Antoneli pati start të keq dhe zbriti deri në vendin e gjashtë, por asgjë nuk mund ta ndalonte.



Ai kaloi radhazi rivalët, a thua se ka vite të tëra në timonin e makinave më të shpejta në botë, që nga Ljuis Hamilton,

Natyrisht, I shpejtë edhe shoku I tij I skuadrës, Xhorxh Rasëll, tregoi potencialin e makinës gjermane, ndonëse anglezi bëri më shumë gabime, edhe pse pati parakalime të shumta që në xhirot e para duke dalë në krye.

Sidoqoftë, u desh një aksident, një makinë sigurie, që Antoneli të dilte përfundimisht I pari për të mos u arritur nga rivalët.

Ai e fitoi garën e tretë të sezonit, dhe doli në krye të renditjes, duke u bërë lideri më I ri në histori I kalsifikimit në një moment të caktuar të sezonit.

Antoneli mund të cilësohet tashmë pretendent kryesor për titullin, ndonëse Rasëll ka më shumë përvojë se ai, ndërsa Ferrari është kthyer si rival.

Po ashtu, Meklaren.

Oskar Piastri doli në vend të dytë, ndërsa Sharl Lëklerk I dha makinës italiane një vend në podium.

Antoneli kryeson me 72 pikë ndaj 63 të Rasëllit, ndërsa Lëklerk e Hamilton janë më prapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!