Qeveria e Italisë ka miratuar një paketë të re ekonomike për të mbështetur bizneset të cilat janë prekur nga kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Paketa e ndihmës, e katërta që nga momenti i prekjes së vendit nga pandemia, ka një vlerë prej 8 miliardë euro.
Ajo gjithashtu ofron një shumë prej 1, 000 euro për punëtorët e turizmit, në arte e sporte, po ashtu është caktuar një fond për sektorin e konventave si edhe është shtuar numri i punonjësve të policisë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.
Sakaq kryeministri Giuseppe Conte, do të zhvillojë një takim për të përpunuar më tej planin e Italisë për pushimet, ekspertët e shëndetit të cilët paralajmërojnë një rritje të rasteve në prag të festave.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi rreth 20,000 raste të reja ditën e djeshme dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin në gati 55,000 viktima.
/abcnews.al/