Italia do luajë sot kundër Lituanisë, por trajneri Mancini nuk do ketë të gatshëm grupin e plotë. Mancini nuk ka thirrur për këtë sfidë, Nicolo Zaniolon dhe Federico Chiesa.
Lojtari i Romës është lënë jashtë kombëtares pasi në ndeshjen kundër Zvicrës pësoi një dëmtim të lehtë, ndërsa sulmuesi i Juventusit edhe pse është stërvitur me grupin sot, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen.
Tek Italia do mungojë edhe Lorenzo Pellegrini për shkak të një dëmtimi. /abcnews.al/