Italia me një grup të ri lojtarësh, Mancini me deklaratë motivuese

schedule21:16 - 2 Maj, 2020

schedule 21:16 - 2 Maj, 2020

Trajneri i Italisë, Carlo Mancini, ka qenë shumë i suksesshëm si futbollist, por dhe si trajner. Karriera e tij flet vetë dhe tashmë, strategu italian ka një tjetër mision të vështirë: Të fitojë një kompeticion madhor me kombëtaren axurre dhe ta rikthejë në majat e futbollit.

Si pasojë, Mancini ka motivuar lojtarët e tij, që shumica janë të rinj në moshë. Mori shembullin e tij, por dhe të Leo Messit, për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

“Cilësitë teknike dhe personaliteti janë të rëndësishme për një futbollit, por jo gjithçka! E kam nga eksperienca personale kur isha futbollist. I kisha këto dy kualitete, por me kalimin e viteve, nuk isha më i njëjti. Nëse nuk do të stërvitesha fort, nuk do të kisha karrierën që kam dhe kushedi ku mund të isha.

Shikoni Messin. Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një futbollist me talentin që ai ka, por edhe ai e di shumë mirë se pa stërvitje, asgjë nuk vlen. Nëse Messi nuk do të stërvitej, do të ishte ende në Argjentinë dhe ndoshta i panjohur.

Prandaj unë i them të gjithë djemve: Stërvitje, stërvitje, stërvitje! E thjeshtë në parim, por është gjëja më e rëndësishme në futboll. Këto janë rregullat e këtij sporti, kush nuk i ndjek rregullat, gjen një rrugë tjetër”, u shpreh Mancini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!