“Italia me karakter të fortë”, Spalletti i kënaqur me fitoren ndaj “Legjionarëve”

schedule16:16 - 16 Qershor, 2024

schedule 16:16 - 16 Qershor, 2024

A do të dalin sërish kampionë të Europës, kjo mbetet të shihet. Gjithsesi, Italia ndaj Shqipërisë tregoi se mbetet një skuadër shumë e fortë, dhe madje në mënyrë të papritur e nisi kampionatin në Gjermani mjaft mirë.

Trajneri Luciano Spalletti, vlerësoi futbollistët e tij, dhe jo vetëm për faktin se luajtën mirë.

“Këtë herë treguam që jemi një skuadër e fortë edhe përsa I përket karakterit, përveçse teknikisht. Unë jam shumë I kënaqur me lojtarët, por kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar, sepse shpesh ishim shumë të kënaqur me veten. Në shumë situata, duhej të kishim qenë më efikasë, më “të këqinj”. Të mos harrojmë se Spanja mund të jetë krejt ndryshe, dhe do të na sulmojë më shumë, dhe ne duhet të jemi shumë më të shpejtë ndaj presionit të tyre. Këtë herë, disa herë nuk e bëmë mirë.

Spaleti ka një kritikë për mentalitetin në Itali, që vlerëson fitoren mbi futbollin e bukur.

“Të gjithë më thonë të njëjtën gjë. Edhe drejtuesit e Federatës. Mister, e rëndësishme është që të fitosh. Ndaj Shqipërisë ne në radhë të parë luajtëm mirë, dhe nuk ishte e lehtë. Të gjithë në Itali thonë se gjëja kryesore është fitorja. Këtë e kam dëgjuar që kur kam nisur si trajner me fëmijët. Jo, e rëndësishme është të luash mirë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!