“Italia më e dobët që kam parë ndonjëherë”, trajneri: Nuk e prisja këtë eleminim

schedule20:16 - 29 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 29 Qershor, 2024

U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë janë të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

Ky eleminim i papritur i “Të Kaltërve” është komentuar edhe në studion e “Sport Center”, në ABC News, ku në një lidhje është trajneri i njohur, Hysen Dedja, i cili u shpreh se kjo ishte Italia më e dobët që ka parë ndonjëherë në fushën e blertë, por shtoi se ky eleminim do t’i bëjë mirë “Të Kaltërve”, teksa mendohet të ketë shumë ndryshime.

“Pavarësisht lojës që ka bërë Italia, nuk e prisja që të eleminohej në këtë raund. Sot ishte Italia më e dobët që kam parë në jetën time, por mendoj se do t’i bëjë shumë mirë, ka për të sjellë goxha ndryshime në Federatën e Futbollit Italian.

Zvicra është një ekip i ekuilibruar. Më ka mahnitur me faktin, që bën presing shumë lart në fushën e blertë, vetëm Spanja ka treguar se di të bëjë më mirë, por Zvicra ka vërtetuar se di të bëjë diçka të tillë. E bëri me Gjermaninë dhe këtë e bëri edhe me Italinë sot”, – u shpreh Dedja. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!