Italia, Mancini: Jo më futboll defensiv, ka mbaruar koha e kundërsulmeve

schedule15:07 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:07 - 5 Shkurt, 2020

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka qenë i ftuar në një event në Genoa. Tekniku italian është pyetur se si do të jetë Italia në Euro 2020 si dhe për atdheun e tij.

“Më pëlqen shumë futbolli ofensiv. E di se ne kemi fituar katër herë Kupën e Botës duke luajtur në stilin italian, por mendoj se duhet të ndryshojmë stil. Ditët e të luajturit në mbrojtje dhe me kundër sulme kanë mbaruar, deklaron Mancini për gazetarin, Marco Ansaldo.

“Futbolli është simbol i bashkimit, kur kombëtarja luan bukur dhe fiton populli italian është i lumtur. Kur e dëgjoj himnin tonë nga stoli, ndihem shumë krenar dhe i lumtur që jam italian. Unë besoj se vendi jonë është më i bukuri në botë, ne jetojmë në mes të bukurive. Asnjë vend nuk i ka thesaret natyrore siç i kemi ne,” tregon 55-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!