U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë janë të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.
Kritikat për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti nuk kanë fund dhe Arrigo Sacchi është një prej atyre zërave që është treguar mjaft i ashpër, me legjendën e trajningut italian, i cili në një koment të shkurtër për mediat është shprehur se lojtarët e Italisë nuk treguan dinjitet në fushë dhe u eliminuan pa luftuar.
“Italia ishte shumë keq në këtë Europian, nuk mund të jesh një kampion nëse nuk jep gjithçka në fushë. Këta lojtarë nuk dhanë asgjë, një eliminim i tillë është i papranueshëm. Në futboll edhe mund të humbasësh, por duhet të japësh gjithnjë një shembull dinjiteti dhe krenarie”, u shpreh Sacchi. /i.m /abcnews.al