Në Romë po zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-presidentit italian të Republikës, Giorgio Napolitano, i cili vdiq të premten e kaluar në moshën 98-vjeçare.
Të gjithë deputetët qëndruan në këmbë për mbi dhjetë minuta, ndërsa një numër i madh qytetarësh e ndoqën ceremoninë nga një ekran gjigant, i cili ishte vendosur jashtë ndërtesës së Kuvendit.
I funerali di Stato del presidente emerito Giorgio Napolitano, l'ingresso dei corazzieri a Montecitorio #ANSA https://t.co/QwSZley18a pic.twitter.com/c61tUqj37Y
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) September 26, 2023
Në ceremoninë e varrimit ndër të tjera, morën pjesë edhe presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella dhe ai francez Emmanuel Macron, të cilët mbërritën në Romë pak më herët.
Pjesë e ceremonisë së varrimit është edhe presidenti ynë Bajram Begaj. Gjithashtu shumica e ministrave të qeverisë Meloni, vetë kryeministrja italiane dhe krerët e partive politike donin të ishin të pranishëm.
Kryetari i parlamentit italian, Lorenzo Fontana ndër të tjera nënvizoi se “Giorgio Napolitano ishte një nga figurat më të rëndësishme në historinë institucionale të republikës italiane”.
/abcnews.al