Italia heq embargon 10 vjeçare ndaj aviacionit civil libian

schedule16:30 - 9 Korrik, 2023

schedule 16:30 - 9 Korrik, 2023

Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh njoftoi se Italia ka hequr embargon e zbatuar prej 10 vitesh ndaj aviacionit civil libian.

Në një deklaratë me shkrim nga faqja e tij zyrtare në Facebook, Dbeibeh tha: “Qeveria italiane na njoftoi vendimin e saj për të hequr ndalesën ajrore të zbatuar ndaj aviacionit civil libian 10 vite më parë dhe për të filluar sërish fluturime në shtatorin e ardhshëm”.

Dbeibeh shprehu falënderimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ndaj të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar në heqjen e embargos. Ndërkohë nga qeveria italiane nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh në një vizitë që zhvilloi më 7 qershor në Itali, nënshkroi me kryeministren Meloni memorandume mirëkuptimi në fushën e energjisë, sigurisë dhe infrastrukturës.

Dbeibeh dhe Meloni diskutuan edhe për punimet e komiteteve dypalëshe lidhur me heqjen e embargos ajrore ndaj aviacionit civil libian në Itali.

Komisioni Evropian (KE) në vitin 2014 për arsye lidhur me kontrollet e sigurisë, ndaloi avionët e “Libyan Airlines” të kalonin nëpër hapësirën ajrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!