Autoriteti antitrust i Italisë ka gjobitur dy degë të Amazon (AMZN.O) prej 10 milionë eurosh për praktika të padrejta tregtare, një vendim që gjigandi i tregtisë elektronike amerikane tha se do ta apelonte. Rregullatori italian tha se Amazon “kufizoi ndjeshëm lirinë e zgjedhjes së konsumatorëve”.
Sipas rregullatorit, opsioni “blerje periodike” është i paracaktuar në vend të “blerjes së vetme”, duke kufizuar kështu lirinë e zgjedhjes së konsumatorëve.
“Përcaktimi paraprak i blerjes së përsëritur e shtyn njeriun të blejë periodikisht një produkt – edhe pa nevojën efektive – duke kufizuar kështu lirinë e zgjedhjes,” tha autoriteti në një deklaratë.
Amazon e kundërshtoi vendimin dhe tha se do të apelonte.
“Ne nuk jemi plotësisht dakord me vendimin e Autoritetit Garantues të Konkurrencës dhe Tregut dhe synojmë të apelojmë. Çdo ditë klientët përfitojnë nga programi ‘Subscribe & Save ‘ duke kursyer para dhe kohë në dërgesat e rregullta të produkteve që ata përdorin rregullisht.” thuhet në një deklaratë të Amazon./abcnews.al