Skiatorja Lara Colturi, vetëm 16 vjeçe ka arritur të këtë sukses që në garën e saj të parë. Italiania që përfaqëson Shqipërinë në slalimin gjigand në Kili u rendit në vendin e parë, në një garë ku morën pjesë 40 skiatorë.
Ajo la pas vendin e dytë me mbi 6 sekonda, ndërsa ajo arriti rekordin me 28.5 pikë për Shqipërinë.
Kush është Lara Colturi dhe pse la vendin e saj për Shqipërinë?
Lara Colturi konsiderohet si një nga talentet që do këtë të ardhme të ndritur në sportin e skive.
Italia kishte shpresa të mëdha te Colturi deri në momentin që ajo vendosi të bënte një zgjedhje tjetër, që për mediat vendase është konsideruar e bujshme.
Skiatorja piemonteze, e lindur në vitin 2006 zgjodhi të konkurronte për Shqipërinë.
Federata Italiane e Sporteve Dimërore kishte një shpresë se familja e saj do ta bënte të ndryshonte mendim, por kjo nuk ndodhi.
Nëna e Larës, një ish-kampione olimpike në sportin e skive në fakt drejton ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë, një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje të Larës./abcnews.al