Italia e kërkonte për trafik droge dhe 50 mijë euro, shqiptari kapet në Kakavijë

schedule10:51 - 17 Janar, 2021

schedule 10:51 - 17 Janar, 2021

Në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në Kakavijë është arrestuar një shqiptar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Gazetari i “ABC” në Gjirokastër Orges Sako raporton se sipas burimeve 35-vjeçari shqiptar me inicialet T.O. rezulton i dënuar me 5 vite heqje lirie në Itali dhe me një gjobe financiare prej 50 mijë euro.

Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë./ db/Abcnews.al