Sot në mbrëmje luhet Irlanda e Veriut –Itali dhe Zvicër-Bullgari , ndeshja e fundit e grupit C.
Italia ndodhet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve me 13 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Nga ana tjetër Zvicra ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve gjithashtu por me 11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.
Të dyja ekipeve i duhet me patjetër fitore por edhe gola të shënuar në ndeshje. Nëse të dyja fitojnë do të llogaritet sasia e golave të shënuar në total, nëse kjo sasi golash bëhet e njëjtë pas ndeshjes, atëhere do të llogariten sasia e golave të pësuar në total.
Italia dhe Zvicra ndeshen sot për një biletë direkte në Katar 2022./h.ll/abcnews.al