Italia dhe Turqia marrëveshje për të pritur së bashku Euro 2032

schedule11:26 - 28 Korrik, 2023

schedule 11:26 - 28 Korrik, 2023

Vetëm Italia dhe Turqia mbeten në garë për ofertën për të pritur Kampionatin Europian 2032.

Të dy shtetet, pas një takimi që u zhvillua në Romë, mes presidentit të FIGC dhe homologut turk, vendosën ta ndajnë së bashku turneun, sipas një logjike që po fiton gjithnjë e më shumë terren në botën e futbollit ndërkombëtar.

UEFA do të marrë vendimin përfundimtar në tetor. Turqia ka stadiumet gati, ndërsa Italia ka premtuar që do t’i rikonstrukturojë ose do të ndërtojë nga e para./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!