Italia dhe Inter në ankth, dëmtohet Bastoni

schedule18:16 - 15 Nëntor, 2023

schedule 18:16 - 15 Nëntor, 2023

Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe për Interin.

Në stërvitjen e pasdites në Coverciano, Alessandro Bastoni është dëmtuar dhe ka braktisur seancën. Sipas shqyrtimeve të para, mendohet të jetë një tendosje muskulore në pulpën e djathtë.

Më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur Bastoni të kryejë testet e mirëfillta. Inter në fakt ndodhet më në ankth, pasi zikaltërit kanë ndeshjen e rëndësishme në Serie A kundër Juventusit, rivalit direkt për kampionat./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!