Italia bën të detyrueshme “Pasaportën Jeshile” për çdo punëmarrës, çfarë duhet të dini

schedule15:59 - 15 Shtator, 2021

schedule 15:59 - 15 Shtator, 2021

Italia pritet që ta bëjë “Pasaportën Jeshile” të detyrueshme për punonjësit që punojnë në sektorin publik por edhe atë privat.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, qeveria ka vendosur që të kërkojë “Pasaportën Jeshile” për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat. Askush prej tyre nuk do të pranohet në punë nëse nuk është vaksinuar apo nëse nuk paraqet një tampon negativ ose dëshmi që vërteton që e ka kaluar virusin së fundmi, raporton abcnews.al.

Drafti është miratuar edhe nga guvernatorët e rajoneve dhe tashmë pritet firma e kryeministrit. Vendimi, i cili pritet të firmoset nesër nga kryeministri Mario Draghi  do të fillojë të aplikohet mes datave 10-15 tetor dhe do të përfshijë të gjithë Italinë.

Por si do të funksionojë “Pasaporta Jeshile” në kompanitë publikë dhe ato private?

Më poshtë po radhitim disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore.

Kush e kontrollon “pasaportën jeshile”?

Mjekët kompetentë, pra mjekët e kompanive kanë deklaruar se ata nuk mund të përfshihen në kontroll. Nëse vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm me një dekret nga qeveria, kontrollet mund të bëhen nga një punonjës i kompanisë në hyrje. Privatësia do të ishte e garantuar në kuptimin që kompania nuk do të ketë dijeni nëse certifikata është marrë përmes një tamponi negativ, kalimit të virusit apo vaksinës.

Çfarë mund të ndodhë me ata që refuzojnë të pasaportën jeshile?

Dispozita më e mundshme në raste të tilla është pezullimi i punës pa pagesë për aq kohë sa vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Por vendi i punës nuk mund të ruhet.

Çfarë ndodh nëse punonjësi futet në kompani pa certifikatën jeshile?

Në këtë rast, sanksionet nuk mund të përjashtohen. Paguhet nga punonjësi dhe por edhe nga punëdhënësi nëse ai është në dijeni të hyrjes “ilegale”.

A mund të jetë puna nga shtëpia një mënyrë për të lejuar ata që nuk duan të vaksinohen që të mbajnë vendin e punës?

Në teori, po. Siemens do ta bëjë të detyrueshëm certifikatën jeshile që nga 27 shtatori në zyrat e tij, por do të lejojë edhe punën nga shtëpia.

Sa mund të kushtojë sigurimi i pasaportës jeshile duke përdorur tamponët?

Për momentin, tamponi mund të bëhet me kosto shumë të ndryshme. Ato variojnë nga 20 euro për tamponët më të lirë në 40 euro për ata më të shtrenjtët. Nëse marrim parasysh një kosto mesatare prej 30 euro dhe tre tamponë në javë, do të shpenzonim pak më pak se 400 euro në muaj. Kësaj duhet t’i shtojmë kostot që lidhen me kohën e humbur për të përfunduar kontrollin. Flitet për mundësinë e prezantimit të tamponëve me çmime të kontrolluara por ende nuk është e qartë nëse kjo është e zbatueshme dhe cilat do të ishin çmimet. /abcnews.al/