Italia bëhet vendi i parë në BE që do të prodhojë vaksinën Sputnik V të Rusisë

schedule12:18 - 9 Mars, 2021

schedule 12:18 - 9 Mars, 2021

Lajmin e bërë të ditur Dhoma e Tregtisë Italo-Ruse, duke shpjeguar se ” marrëveshja e parë në Evropë është nënshkruar mes fondit të qeverisë Ruse dhe kompanisë  Adienne Pharma & Biotech për prodhim” në Lombardi .

Partneriteti do të lejojë që prodhimi të fillojë që në korrik 2021 dhe pritet që deri në fund të këtij viti të jenë prodhuar deri në  10 milion doza.

Nënshkrimi i marrëveshjes parashikon prodhimin e Sputnik V në kompaninë italiane Adienne Srl të Caponago (Monza dhe Brianza), një degë e një kompanie zvicerane me të njëjtin emër. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!