Itali/ Vrau shqiptaren, ish politikani dënohet me burgim të përjetshëm

schedule22:42 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 22:42 - 10 Dhjetor, 2018

64-vjeçari Franko Vinjati, ish anëtar i “Lega Nord” është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij shqiptare Lavdije Kruja. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. 40-vjeçarja shqiptare u qëllua për vdekje në pjesën e pasme të kokës dhe më pas u hodh në lumin Po në vitin 2016. Vinjati kreu këtë veprim makabër pasi nuk pranonte ndarjen. Ish politikani Italian përveç dënimit, duhet të dëmshpërblejë dy fëmijët e viktimës me 200 mijë euro secili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!