Itali/ Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës dhe prostitucionit, në pranga disa persona

schedule10:49 - 14 Shtator, 2024

schedule 10:49 - 14 Shtator, 2024

Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali. Në pranga kanë rënë pesë persona, sipas mediave italiane. Hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San Raffaele Cimena në tetor të vitit 2021, ku në pranga ra një 49 vjeçar shqiptar.

Nga telefoni i tij u zbulua edhe grupi. 49-vjeçari i menaxhonte kontaktet e tij nëpërmjet Whatsapp dhe tregtia, e cila përfshinte kokainë, hashash dhe marihuanë, zhvillohej në një dyqan në Barriera di Milano. Hetuesit identifikuan dy kanalet kryesore të furnizimit, që nisnin nga Kalabria dhe Shqipëria.

Nga hetimet u zbulua edhe aktiviteti i shfrytëzimit të prostitucionit, e cila drejtohej nga tre vëllezër shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 36 vjeç dhe një grua moldave 44 vjeç, e cila përfundoi në burg./abcnews.al