ITALI- Në Itali po rritet sërish Inflacioni. Ky trend u bë i ditur nga Instituti Italian i Statistikave (ISTAT), në një raport të publikuar së fundmi.
”Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit në muajin prill, mbi bazën e vlerësimeve paraprake regjistroi një rritje prej 0,5% në bazë mujore dhe 8,3% nga viti në vit, nga +7,6% një muaj më parë’’, bën të ditur Istat.
Përshpejtimi i normës së inflacionit vjen kryesisht si pasojë e rritjes sipas tendencës së çmimeve të mallrave energjetike nga +18,9% në +26,7%. Inflacioni bazë (pa përfshirë energjinë dhe ushqimin e freskët), mbetet i qëndrueshëm në + 6,3%, ashtu si ai i mallrave të energjisë në +6,4%./abcnews.al